25-vjeçarja sulmoi politikanin, reagon Farage: Ishte e frikshme dhe e papritur (Fotot)

04/06/2024 21:33

E reja që qëlloi sot me pije politikanin e djathtë britanik Nigel Farage në nisjen e fushatës së tij, është në fakt një modele e rrjetit pornografik OnlyFans ku femrat shesin foto të pjesëve private për para, zbulon rrjeti vendas MailOnline.

Victoria Thomas-Bowen, 25 vjeçe, u arrestua nga policia si e dyshuar për sulm pasi lëshoi një pije të madhe qumështi ndaj liderit të partisë së re ‘ReformUK’ teksa ai dilte nga një bar në Clacton, Essex.

Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë nënë e një fëmije që qëllon politikanin e djathtë duke e qullur në fytyrë, në kokë e në trup me përzierjen e qumështit me shije babaneje, të blerë nga një fast-food.

Farage, i cili më parë quante Clacton qyteza ‘më patriotike në Britani’ vetëm fshiu pak sytë dhe vijoi rrugën e tij pas sulmit.

Ai postoi një video të incidentit në rrjetin X, ndërsa pranon te ishte shumë e papritur dhe e frikshme.

Thomas-Bowen, kameramani që filmon videot për të rritur të Victoria nga dhoma e gjumit të nënës së saj, tha për rrjetin BBC se e qëlloi me përzierjen sepse “ashtu ndjehej”.

“Ai nuk është kandidat i mirë, nuk përfaqëson diçka ku unë besoj”, kishte thënë biondja në argumentimin e saj në polici.

Më parë ajo raportohet se ka shprehur mbështetje për liderin laburist Jeremy Corbyn dhe bënte thirrje në rrjet për bojkotimin e ceremonisë së përvjetorit të mbretëreshës, shkruan Daily Mail.

Nëntorin e shkuar ajo ka qenë në Stamboll për një operacion estetik në hundë, teksa i tregonte ndjekësve në rrjet se donta të bënte hundën “më të vogël e më të bukur”.

Ndërsa politikani i sulmuar Farage, lider i partisë së re të djathtë ‘Reform UK’ tha për rrjetin vendas ITV: “Nuk e di me çfarë më gjuajtën por më kapi plotësisht në fytyrë, ishte e frikshme”.

Incidenti është i ngjashëm me atë të vitit 2019, ku ai mbeti viktimë e një sulmi të ngjashëm në Newcastle në veri të Anglisë.

Ngjarja e sotme ndodhi pak pasi politikani pro Brexit, i kishte thënë turmave se konservatorët kishin “tradhtuar” besimin e britanikëve dhe se Rishi Sunak do ta paguajë shtrenjt faktin që thirri zgjedhje të reja./DailyMail/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA