FOTO/ Palestinezi lidh dhe plagos me thikë shqiptaren në Athinë, autori u arrestua 6 orë para se të gjendej 33-vjeçarja

31/05/2024 09:27

Një 33 vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në Athinë.

Gabriela Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin si dhe e plagosur një herë më thikë në kofshë.

Policia greke fillimisht ka dëgjuar të thirrura për ndihmë nga një objekt i braktisur në rrugën “Ksouthou” në Athinë. Menjëherë efektivët shkuan në katin e parë të objektit ku vinin gjetën një derë të mbyllur me dryn dhe pas saj një person që kërkonte ndihmë.

Kur kanë arritur të hyjnë brenda, efektivët e policisë kanë gjetur shqiptaren Gabriela Çelaj, të lidhur në të gjitha gjymtyrët, të dhunuar në kokë e trup e të plagosur me thikë në kofshën e majtë.

Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihëm e parë ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjeç. Ky i fundit ishte kapur nga policia rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja.

Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar.

Autori u identifikua fizikisht nga shqiptarja, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të ishte takuar në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakort të shkonin ne banesën e tij. Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë të plagosur derisa u gjet nga policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA