Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur “shtruar” për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, të cilës i shkoi shumë pranë ‘finishit’.
Në nisje të intervistës Bieta Sulo u ndal te një status të bërë në rrjetet sociale nga Juli para se të futej në Big, ku dukej se shprehej kundër kësaj eksperience. Juli tha se nuk e kishte kundërshtinë me formatin, por se sipas tij banorët e atij edicioni nuk i lanë asnjë mbresë.
“Njeriu që nuk ndryshon mendje është budalla. Është një forma që lëvrohet në gjithë botën. Ai status nuk është fiks te formati, por në atë që ndodhi në atë edicion, që nuk më la asnjë mbresë me banorët që ishin”, tha ai.
Më tej shtoi se edicioni i këtij viti ishte i egër dhe shumë intensiv.
“Këtë vit besoj se ka qenë një edicion i egër, intensiv sa i përket situatave. Nuk ka qenë garë e lehtë pasi nuk pati një pretendent, por disa.
Aty brenda ndihej se nuk kishte një shkëputje të dikujt, por ndihej se kishte një 5-she, një grup që pretendonin fitoren. Nuk e di si është dukur jashtë”, tha Juli.
I pyetur për debatin me Eglën në shtëpi për të brendshmet, dhe paralelizimi me një skeç të luajtur nga ata të dy vite më parë, ai tha se nuk e kuptonte fare atë rol dhe se situata në Big Brother Vip me Eglën ka qenë jo e stisur.
“Si nuk i ruajta ato mbathje që ta kishim mbyll me atë skenë. Nuk dija ku kisha lënë ato të gjatat (qesh)… këtë skenë nuk e mbaj mend që e kemi luajtur në atë skeç.
Si u fut Egla në lojë që në sekondën e parë? Sapo mbaroi nata e parë e Bigut, unë para se të hiqja xhaketën hoqa pantallonat dhe po rrija në mbathje. Në atë moment kalon Egla, u fut direkt duke më thënë me ton të lartë… për mua nuk ka asnjë lidhje me skeçin dhe as për marrëveshje”, u shpreh aktori.
Por shumë e kanë komentuar Julin brenda shtëpisë si ‘serioz’ dhe se nuk ka bërë humor. Pse kjo zgjedhje?
Juli shprehet: Kemi bërë sfida, humor, dënime, ama në përgjithësi fytyrat tona nuk kanë qenë aq të predispozuara për të pritur humor. Por që po ke të drejtë, nuk kam bërë shumë humor, është e vërtetë. Por ndonjëherë njerëzit më seriozë janë aktorët e humorit.
A mendon Juli se diku ka bërë një gabim te ‘llogaritë’ e tij për të fituar?
“Ndoshta që nuk e kam filluar lojën që ditën 2!”, tha Juli.
Top Channel