Këngëtarja e njohur Miriam Cani feston ditëlindjen e saj të 39, e për këtë nuk ka munguar as urimi i veçantë i partnerit të saj Alban Skënderaj.
Ky i fundit ka publikuar fotografi të tyre, ku ka zgjedhur fjalë të ndjera për bashkëshorten, ndonëse thekson se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për asnjërin prej tyre.
“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë! Por synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë dhe lumturinë që vjen pas.
Këtë s‘mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu dhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme.
Gëzuar ditëlindjen dashuri dhe mbas datës 6 të premtoj pushime nga ato që ke qejf ti!”, shkruan këngëtari.
View this post on Instagram
Top Channel