Kylian Mbappe është bërë gati për kapitullin e ri në karrierën e tij, teksa mbylli ciklin te PSG pas shtatë vitesh.
Në Paris, Mbappe vendosi numra të rëndësishëm, por edhe rekorde duke shkruar historinë me rekordmenët e futbollit francez, teksa sezoni i fundit nuk ishte aspak normal apo i qetë për të.
Kjo për shkak të marrëdhënieve të tensionuara midis tij dhe presidentit Nasser Al-Khelaifi, ndërsa mediet franceze kanë zbuluar edhe disa detaje interesante, ndoshta të çuditshme për nivelin që po flasim.
Mbappe, raportohet nga Franca se ka nisur punën me avokatët e tij, kjo sepse sulmuesi ende nuk ka marrë pagën e muajit prill, teksa Al-Khelaifi nuk ka dhënë as konfirmimin për bonusin ndaj lojtarit në muajin shkurt.
Një situatë vërtet e çuditshme, pasi po flasim për një nga lojtarët më të mirë të momentit, me Mbappe-n që duket se nuk do të “fal” asnjë cent në Paris.
Një situatë e krijuar prej marrëdhënieve, por në Francë besojnë se kjo po ndodh edhe për faktin që Mbappe nuk pranoi rinovimin me parizienët dhe tani po largohet me parametra zero, gjë të cilën Al-Khelaifi ende nuk e kaluar./ supersport
Top Channel