Libri “Klithmat e Brengës”! Historia e gjeneralëve Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako që u dënuan për idetë që kishin

26/05/2024 20:48

“Buzë lumit të Kaurit me porosi të Kadri Hazbiut ish kryetari i kooperativës, Alush Majko i njohur për instiktin e tij të fortë varrosi nën dritaren e dhomës së gjumit të tre gjeneralët, Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon.”

Ky është një fragment nga libri i shkrimtarit Namik Jahaj “ Klithmat e Brengës “ për tre gjeneralët e varrosur në një zonë midis fshatit Vranisht dhe Tërbaç, afër një përroi, por një banor I fshatit ishte I vetmi I cili e dinte këtë varr dhe më shumë se 25 vitesh ai e ka mbajtur të fshehur.

Shtëpia e Alush Majkos është e rrënuar sot,  por në kujtim të tre gjeneralëve është vendosur një shkëmb me një pllakatë, ndërsa në varrin  ku ishit të varrosur tre gjeneralët janë mbjellë tre qiparisa.
Për shkrimtarin ,të cilit Alush Majko i rrëfeu sekretin para se të largohej nga kjo jetë legjenda e varrit të tre gjeneralëve nuk ishte në qiell, por ishte në tokë.

 “Por këmbëngulja e Shkrimtarit Namik Jahaj pasi një periudhe të gjatë kohë më në fund 80-vjeçar i ka treguar vendin ku gjendeshin të varrosur tre gjeneralë . Pasi i ka çuar tek vendi ku gjendeshin trupat e tre gjenerali , më në fund plaku ka nxjerrë një psherëtimë e cila i qëndronte si mjegull”, tha Namik Jaho, autori i “Kliuthmat e brengës”.

“Ka qenë një kërkim prej 26 vitesh dhe kur igjetëm në këtë gropë, trupat e tyre kanë qenë mbi njëri-tjetrin”, tregon me lot në sy Afërdita Çako, vajza e Hito Çakos.

Për historianin Pëllumb Xhufi, libri është një subjekt Shekspirian, pasi është historia e tre gjeneralëve të cilët përfunduar të dënuar për idetë në forcim të ushtrisë dhe të mbrojtjes, por që binin kundërshtim me liderin e asaj kohe.

“Janë tre figura të rëndësishme për rëndësinë e kësaj treve dhe jo vetëm . Ministri i Mbrojtjes Balluku i cili ka qenë ndër drejtuesit kryesor të grupeve guerile dhe të brigadave partizanë. Dume ka qenë komandoni i batalionit hakmarrja dhe më pas komandant dhe shefi i shtabit të ushtrisë. Hito Cako, ka qenë në Vlorë në grupet guerile dhe drejtues i brigadave partizane dhe drejtor i drejtorisë politike. Ishin atdhetarë dhe njerëz të rreptë dhe njerëz që jepnin dhe jetën për atdheun. Ka një vlerë të madhe vajtja në vendin ku ata në mënyrë të fshehtë u varrosën, por me besnikëri i ruajtën nga banorë e zonës, nga kryetari i Kooperativës së zonës nga Alush Majko, i cili ka treguar një besë të jashtëzakonshme dhe vlerësim ndaj figurave”, u shpreh Pëllumb Xhufi.

Grupet polifonike kanë kënduar në kujtim te tre gjeneralëve në promovimin e librit për të cilin folësit kërkuan që një ditë të mund të bëhet edhe film.

Top Channel