Punë Pa Teka/ “Greku nuk të linte të ikje, të mbante lekët”, bariu rrëfen momentet e vështira të emigrimit: Rrija me vështirësi për 300 euro

25/05/2024 18:37

Emigrimi në moshën 17-vjeçare e përballi Endrin me një realitet të hidhur në shtetin fqinj, Greqi.

Tashmë i rikthyer në vendin e tij, ai tregoi në “Punë Pa Teka” se paguhej vetëm 300 euro si çoban, e teksa kushtet ishin shumë të vështira.

Endri tha se punëdhënësit grekë të mbanin lekët, nëse dëshiroje të largoheshe.

“Kam krijuar familje. Në stan rri deri në një javë. Nusen nuk e mar dot këtu se nuk kemi kushte. Në moshën 17-18-vjeçare kam ikur për herë të parë në Greqi.

Nga mali kam ikur, me ngrënë pa ngrënë. Shkuam atje dhe nuk dinim asgjë, as gjuhë. Nisa si çoban, si fillestar paguhesha 300 euro.

Rrija në majë të malit 24 orë, pa ndriçim e pa asgjë. Më pas greku nuk të linte më të ikje, të mbante lekët”, tha bariu.

Top Channel