Një skenë magjike për pesë finalistët, nis kështu finalja e “Big Brother VIP 3”, që premton vetëm surpriza, pavarësisht reshjeve të shiut që nuk ndalen.
Heidi, Egla, Romeo, Juli dhe Meritoni që qëndrojnë në podiumin ku do të shpallet fituesi, tregojnë emocionet e kësaj nate të paharrueshme për ta.
Meriton: Emocion, jam pa fjalë
Heidi: Arritje, ia dola! Kaq mund të them
Romeo: Përveçse i emocionuar, kjo natë vlen sa një jetë për mua
Egla: Kjo natë për mua është gjithçka se nuk e mendova që do hidhja këmbën deri këtu
Juli: Nata më e bukur e të gjithë jetës sime televizive, do ta ruaj gjithnjë si një natë unike në jetën time
Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.
Spektakli që finalizohet me kurorëzimin e njërit prej tyre është një fitore tjetër edhe për Top Channel që gjithnjë tejkalon veten në organizimin e përkryer të reality show me producentet e suksesshme Lori Hoxha dhe Sara Hoxha dhe nën drejtimin plot gjallëri dhe humor të Ledion Liços.
Big Brother VIP 3 është një vazhdim dinjitoz i suksesit të dy edicioneve të para por që dalloi prej tyre për shikueshmerinë shumë më të madhe dhe për garën që zgjat e fortë deri në sekondën e fundit.
Kush do ta fitojë Big Brother 3 VIP? Është në dorën tuaj ta vendosni duke votuar!
Top Channel