Fenomeni “hikikomori’, si të rinjtë po shkëputen nga shoqëria, studiuesit: Shkak dyshohet COVID, interneti dhe rënia e ndërveprimit

25/05/2024 16:08

Charlie ishte 15 vjeç kur jeta e tij u tkurr në mënyrë të pashpjegueshme për t’u përshtatur brenda kornizës së krevatit të tij në apartamentin e vogël të familjes së tij në Hong Kong.

“U ndjeva shumë i dëshpëruar, i hutuar, sikur nuk e dija se çfarë doja”, tha Charlie, i cili tani është 19 vjeç dhe ende mëson se si të ‘lundrojë’ në botën jashtë.

Charlie është një ndër miliona hikikomori, një term japonez për njerëzit që shkëputen nga shoqëria, ndonjëherë për muaj apo vite – shpesh Gen Z dhe Millennials në kulmin e rinisë së tyre.

Fenomeni u shfaq fillimisht në Azi dhe është veçanërisht i mirë-dokumentuar në Japoni – por histori të ngjashme po shfaqen në pjesë të tjera të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjën dhe Francën.

Studiuesit në Universitetin Yale kanë sugjeruar se rritja e internetit dhe rënia e ndërveprimit ballë për ballë mund të jenë duke nxitur përhapjen globale të hikikomori. Të tjerë thonë se pandemia Covid-19 mund të ketë krijuar edhe më shumë të vetmuar, pasi pjesa më e madhe e botës u tërhoq brenda për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në të gjithë pjesën më të madhe të Azisë, qeveritë dhe organizatat po punojnë tani për të ndihmuar ‘hikikomori’ të rihyjë në shoqëri – një detyrë që po bëhet më urgjente pasi shumë kombe përballen me popullsinë në plakje, një fuqi punëtore në tkurrje, rënie të lindjeve dhe rininë e zhgënjyer.

Nuk është e qartë se sa hikikomori ka në mbarë botën, por më shumë se 1.5 milion vlerësohet të jetojnë në Hong Kong , Japoni dhe Korenë e Jugut./ CNN.

Top Channel