Rama mesazh Greqisë nga Himara: Pronat e himarjotëve janë të mbështetura në letra, jo nga Hëna. Kush iu thotë diçka tjetër…

24/05/2024 19:36

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Himarë, për të dorëzuar disa certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu as këtë herë batutat, kur iu drejtua banorëve duke u thënë se mes shqiptarëve janë njisha dhe se merren me politikë, dhe jo politikë lokale, por globale.

“Himarjotët janë himarjotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himarjotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë.

Mes shqiptarëve himariotët janë njisha, politikë nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër, politikë globale! Kur isha i vogël dhe ndaloja te kafja e vogël në Vuno, pleqtë diskutonin për Nelson Mandelën.

Dëgjova një bërtitje andej, nuk e di ca himarjotësh janë se ata zakonisht i vënë gjoksin dallgës nuk shkojnë nëpër cepa”, tha Rama.

“Pronat e Himarës janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu, jo në Hënë”, tha ai më tej.

Rama tha se deri në fund të vitit, do të shpërndahen 4 mijë certifikata pronësie për shtëpitë e trashëguara.

Top Channel