“BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian”, presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave

23/05/2024 14:42

 Kuvendi po zhvillon një seancë planare të posaçme këtë të enjte në nder të presidentes sllovene Nataša Pirc Musar.

“Ende duhet të përballemi me trashëgiminë e sjelljes aksionare, agresioni kundër Ukrainës, por pozicioni i vendit tim është i qartë. Fakti që një vend mban përgjegjësi të veçantë dëshiron të marrë territor është e pashmangshme, kushtet janë të vështira, duket sikur Rusia po shfrytëzon superioritetin ushtarak, aleatët nuk do të jetë e mundur të ndihmojë Ukrainën pa një angazhim.

Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk është ky i vetmi realitet që Federata Ruse është një agresore që ka shkelur brutalisht Kartën e Kombeve të Bashkuara, duhet të insistojmë që vrasjet të përfundojnë këtu dhe tani, ata që janë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit të ndëshkohen nga vendi i cili ata vijnë, më vjen mirë që Shqipëria vendosi të nënshkruajë në Konventën e Hagës.  Vetëm një moto kemi ‘Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë dështojmë’. BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave”, tha ajo.

Top Channel