Thirrja e ambasadës iraniane në Londër për “sakrificë të jetës” ngre alarmin për sigurinë, ekspertët paralajmërojnë për rrezik radikalizimi Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shtetas italianë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Durrës u mblodhën me familjet dhe miqtë e tyre shqiptarë për të shijuar buzë detit ethet e ndeshjes së shumëpritur dhe mjaft emocionuese të këtij europiani, që vuri përballë në futboll dy vendet tona.
“Pse kam veshur fanellën kuqezi? Sepse është e vendit që na mikpriti dhe që na trajton mirë ndaj për ne: Forca Shqipëri! Ndjehem në shtëpi ndaj bëj tifo për të. Kisha parashikuar 2-1 për Shqipërinë, po gabova.”
Edhe pse Italia triumfoi në fushën e lojës, të gjithë e shijuan ndeshjen dhe të qenit bashkë në sport dhe në jetën e përditshme. Italianët që jetojnë në Durrës e shfrytëzuan këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë që kanë gjetur në Shqipëri, duke krijuar kështu një lidhje të veçantë, përtej sfidës sportive.
“E adhuroj Shqipërinë. Zemra ime. Jam e lumtur të bëj tifo për Shqipërinë. Ishte e vështirë kjo ndeshje sepse 50% zemra Shqipëria, 50 % zemra Italia. Do të isha shumë e kënaqur dhe po të fitonte Shqipëria.”
“Sonte ndihemi shqiptar dhe kemi vendosur të bëjmë tifo për të. Jemi në një shoqëri të bukur. Mbrëmje e bukur me njerëz të mrekullueshëm.”
“Unë jam nga Letonia dhe në këtë Europian bëj tifo për Shqipërinë.”
Mbrëmja e kaluar do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë të forcuara ndër vite mes dy popujve tanë.
Top Channel