Thirrja e ambasadës iraniane në Londër për “sakrificë të jetës” ngre alarmin për sigurinë, ekspertët paralajmërojnë për rrezik radikalizimi
Mediat ndërkombëtare kanë analizuar përballjen Itali Shqipëri në europian.
Gazeta Britanike The Sun shkruan se Shqipëria e tronditi Italinë me golin më të shpejtë në europian por drama kësaj ndeshje nuk ndaloi me kaq.
BBC Sport duke analizuar ndeshjen shkruan se “goli i shpejtë nuk e ndihmoi më pas Shqipërinë.
“Ishte e pritshme tërheqja e Shqipërisë në mbrojtje dhe ashtu e bënë por trajneri i Italisë Luciano Spalletti, qartësisht e dinte se çfarë duhet të bënte” thotë BBC.
Ndërsa Daily Telegraph vlerëson zëvendësimet në pjesën e dytë nga Silvonjo dhe ndalet në episodin e prodhimit të një rasti të shkëlqyer nga Rei Manaj i cili mund ta kishte mbyllur në barazim këtë duel në Dortmund.
“Me këtë rast Italia pati fati për të dalë nga turbulenca shqiptare dhe mbajtur superioritetin e ndeshjes” nënvizon Daily Telegraph.
Në platformën X UEFA, publikoi një foto të Nedin Bajramit me mbishkrimin “Goli më i shpejtë në historinë e Europianëve”.
France 24 ka zgjedhur si titull. “Italia e mori veten pas nisjes katrastrofike të europianit.
“Bajrami na trembi pastaj Bastoni dhe Barrela e përmbysin Shqipërinë. Italia debutim të mirë” është titulli i La Gazeeta dello Sport
Bajrami na tremb, pastaj Bastoni dhe Barella e kthejnë Shqipërinë. Italia, është një debutim i mirë
Gazeta tjetër Italiane Tutto sport shkruan me sueperlativa për ekipin italian në përvballjen me Shqipërinë.
“Italia nuk dështon në debutimin e saj në Euro 2024 duke mundur 2-1 Shqipërinë , në një mbrëmje speciale për Riccardo Calafiori . Mbrojtësi i Bolonjës shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e kombëtares e kalitur edhe me një ndeshje të shkëlqyer personaliteti”.
Top Channel