Inside Story/ Kush ishin agjentët e serbëve në administratën e lartë civile e ushtarake

22/05/2024 22:11

Në rrëfimet e Bujar Hoxhës në librin “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, zbulohen miqësitë që lidhen në kuadër të shërbimeve.

Man Dauti, ishte martuar me motrën e Ibrahim H., që punonte me kundërzbulimin shqiptar. Operativi i zonës duke dyshuar tek lidhjet që kishin këta të dy, i jep Ibrahim H një pushkë me leje. Pas disa kohësh e thërrasin në Kukës me disa pushkatarë të tjerë për të kolauduar armën. Në fshehtësi do ti montohej mikrofon në pushkë nga kolegët e tij. Ai u këshillua që të kalonte natën në shtëpinë e Man Dautit. Deri në mëngjes do të regjistroheshin bisedat e tyre nga ku do të dilte se në këtë rrjet aktiv spiunësh do të ishte edhe vetë Ibrahimi, që njihej si Braçja.

Skenari për atentatin e planifikuar ndaj Ramiz Alisë do të zbardhej i plotë. Gjatë kësaj periudhe u gjet një skedë me pseudonime spiunësh jugosllavë. Aty u zbulua se Man Dauti kishte pseudonimin “Daliu”. Nga zbërthimi që u bë, rezultonte se D vinte nga mbiemri Dauti dhe “Aliu” i korrespondonte Avdyl Alija. Sipas përshkrimit thuhej se ishte nga Hasi me moshë të re, me cilësi të besueshme, kontrabandist i regjur dhe tepër finok, rekrutuar nga “Aliu” alias “Malësori”.

Ukë Dauti pasi refuzoi fillimisht bashkëpunimin, ndryshoi mendje dhe tregoi pjesëtarët e grupit. Ai dinte të dhëna të bollshme edhe për persona “Vip”. Një nga këta agjentë, rezultoi në Brigadën Ushtarake në Krumë, i cili kishte një post me përgjegjësi në aparatin drejtues të shtabit të brigadës. Që nga viti 1981-1985, agjenti në fjalë kishte furnizuar zbulimin jugosllav me informata sekrete. Ata kishin info të sakta sa i përket shtrirjes së formacioneve ushatrake, armatimit, dislokimit të trupave, sistemitë të fortifikimit dhe të ndërlidhjes etj. Pas zbulimit ai do të kthehej në një bashkëpunëtaor të Sigurimit të Shtetit duke shlyer në këtë mënyrë fajin e tij të tradhëtisë ndaj shtetit. Ky skenar, aplikohet masivisht edhe sot nga vendet jo-miqësore. Këtë, e kanë treguar tentativat e inteligjencës rusë për të fotografuar çdo bazë dhe ish bazë ushtarake në Shqipëri.

Një tjetër bashkëpunëtor do të ishte edhe Ukë Mazreku i cili cili nxori shumë gjëra të reja. Lidhja e tij me jugosllavët ishte Xhem Sefolli, magazinieri i ndërmarrjes së grumbullimit e përpunimit në Has. Këtij spiuni ju treguan disa foto dhe ai pa hezitim identifikoi dy prej tyre. Njëri punonte në komitetin Qendror me pseudonimin “Profesori” dhe tjetri në sistemin e drejtësisë me pseudonimin “Ereniku”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA