‘Kam parë Diddy me sytë e mi të rrahë të dashurat Cassie & Kim Porter, është një super-manipulator’, thotë ish-bodyguardi (fotot)

21/05/2024 21:31

Një ish-roje trupore e reperit famëkeq amerikan P. Diddy, ka thënë së fundmi se nuk ishte një surprizë të publikoheshin pamjet e rrahjes brutale rrahjes së të dashurës së tij Cassie në një hotel në Los Angleles.

Ish-kreu i sigurisë së Sean ‘Diddy’ Combs’ tha në një intervistë me Piers Morgan se muzikanti është një “super manipulator” ndërsa ndjesa e tij publike “ishte e fokusuar te vetja”.

Zhvillimi vijne pas pamjeve shokuese të reperit 54-që rrihte brutalisht ish-të dashurën e tij Cassie Ventura në vitin 2016.

Aktualisht ai po hetohet për të tjera abuzime dhe trafik minorenësh gjatë karrierës së tij.

Por në fundjavë Combs theu heshtjen dhe kërkoi ndjesë në një video : “Nuk kërkoj shfajësime, sjellja ime në atë video ishte e pafalshme”.

Por Bonds thotë se ndjesa e Combs është e pamjaftueshme pasi ai u ka thënë fansave të tij vetëm “atë që ata donin të dëgjonin”.

Ish-bodyguardi tha: “Ai vazhdon me të njëjtën lojë … në të gjithë ndjesën e tij nuk përmendi asnjëherë emrin e Cassie.

“Për mua ai nuk di të përulet, ai di vetëm të thotë për njerëzit atë që ata duan të dëgjojnë”.

“Ndjesa e tij fokusohet vetëm te vetja, nuk pashë asnjë keqardhje”, shtoi roja që ka punuar më shumë se 10 vjet për Combs, duke shtuar se e ka parë disa herë duke rrahur femra, duke përfshirë dhe nënën e fëmijëve të tij, ish-të dashurën Kim Porter, “disa herë”.

“Nuk kam parë një burrë që godet gratë me gusht në atë mënyrë”, shtonte Bonds.

Video e publikuar fillimisht nga CNN, tregon reperin, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, që ndjek Cassie gjysmë i zhveshur në korridorin e hotelit InterContinental dhe e kap nga flokët para se të mbërrijë te ashensori, duke e përplasur përtokë.

Teksa vajza qëndron shtrirë pa lëvizur, Diddy e qëllon sërisht me shkelm dhe më pas e tërheq në dhomë nga veshja e saj.

Pamjet nga InterContinental Hotel datojnë nga marsi 2016.

Ironikisht dy ditë më vonë çifti janë paraqitur së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “The Perfect Match” (Përputhja e përkryer).

FOTO GALERI
1/3
Ish-kreu i sigurisë së Sean 'Diddy' Combs' tha në një intervistë me Piers Morgan se muzikanti është një "super manipulator" ndërsa ndjesa e tij publike "ishte e fokusuar te vetja".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA