Fine Art Cannes Biennale/ U organizua nga muzeu i artit modern gjatë festivalit të filmit

21/05/2024 20:03

Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë Muzeu i Artit Modern MAMAG organizoi ekspozitën “Fine Art Cannes Biennale” e mbajtur nga data 17 deri më 19 maj. Në këtë ekspozitë u përzgjodhën gati 50 artistë nga vende të ndryshme, në të cilat edhe Adela Osmani nga Shqipëria.

Arti i Adela Osmanit është i ndërthurur me psikologjinë dhe spiritualitetin, kështu që çdo pikturë e saj është pikturuar me duar, energji dhe ndonjëherë duke u analizuar me ose te pa të ndërgjegjshmen. Çdo pikturë e saj është bërë me duar, pa penela. Punimet  artistes janë ekspozuar në Carrousel du Louvre Paris, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Galerinë Saatchi në Londër, Shtëpinë e Parlamentit Italian, por edhe në SHBA, pasi fustani i përfaqësueses së Shqipërisë në Miss Universe, ishte pikturar nga ajo.

Një tjetër shqiptare pjesëmarrëse është Brilantina Lekaj, një artiste hiperrealiste me bazë në Holandë. Ajo njihet për artin e saj realist dhe hiperrealist dhe është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare.

Adela Osmani së fundmi ka qenë edhe pjesë e programit Artkand, ku ndau lajmin me publikun dhe po ashtu nxorri në shitje ekskluzivisht veprën e saj, Elementët e Natyrës, Tokë, qiell, det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA