Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari u ndaluan nga policia e Korçës, pasi dyshohet se kanë vrarë Arjan Xhambazi në vitin 2008 në Athinë.
Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi Xhambazi , 25 vjeç, dhe u plagos një tjetër.
“Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve: G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Sakaq, vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek. Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Top Channel