Policia Rrugore e Tiranës monitorim 24/7 me pajisje bashkëkohore, ndëshkohen 13 522 shoferë
A jeni dakord që të ndërtohet një kullë tek Parku Rinia? Është pyetja që një grup prej 25 nismëtarësh, shumica demokrat kërkojnë ti nënshtrohet një referendumi lokal për të bllokuar ndërtimin e një godine ridimensionale me shumë kate në zemër te kryeqytetit.
“Qyteti ka nevojë për parqe, qyteti ka nevojë për zgjidhjen e problemit të trafikut, ka nevojë për cilësinë e ajrit të pastër. Për fat të keq asnjë nga këto nuk po zgjidhet, thjesht po bëhen kulla vetëm për xhepin e Edi Ramës. Ka ardhur momenti që qytetarët të pyeten. Të pyeten a duan një kullë për qytetin e tyre apo duan një park më tepër”, tha Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD.
“Ndaj ajo që kërkojmë neve është shumë e thjeshtë, është shumë e qartë, dhe është tërësisht ligjore dhe mbi të gjitha është e moralshme. Të shkojmë te qytetarët, t’i pyesim ata”, tha Dorjan Teliti, anëtar i këshillit bashkiak Tiranë, PD.
Protokolli i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve regjistroi kërkesën e grupit nismëtar që synon mbledhjen firmave të nevojshme për të bllokuar projektin e pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza të cilin pak ditë me parë e fitoi kompania daneze “Bjarke Ingels Group”.
Top Channel