Mjekësia, betimi i studentëve/ 596 të rinj nisin studimet, ceremonia e bluzës së bardhë dhe mesazhet për humanizmin

05/10/2026 15:57

596 studentë u ulën këtë të hënë, për herë të parë në auditoret e Fakultetit të Mjekësisë, Farmacisë e shëndetit publik. Në një ceremoni plot emocione   studentet e vitit të parë veshën bluzën e bardhë e bënë betimin e hipokratit  në nisje të studimeve për një mision që në thelb ka kujdesin për jetën e njeriut .

Nuk mungoi ne këtë ceremoni ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Saphiu që vite më parë e nisi në këto auditorë rrugëtimin e saj për t’u diplomuar si mjeke kardiologëe.

Dekania e fakultetit te Mjekësie, Margarita Gjata, përveç urimeve përcolli një mesazh  domethënës për studentet

Studentet u betuan përballë profesorëve dhe mjekëve më të njohur të sistemit tonë shëndetësor si një ogur premtues për të ndjekur njëlloj si ata rrugën e dijes në shkencën e Mjekësisë .

Top Channel