Rylo Huncho, një reper amerikan, vdiq javën e kaluar në një mënyrë tragjike pasi qëlloi veten në kokë në një video live, sipas mediave amerikane.
Siç shihet edhe në video, e cila është postuar në disa rrjete sociale, muzikanti 17-vjeçar ishte duke filmuar një postim në Instagram kur ndodhi ngjarja fatale. Adoleshenti luan me një armë dhe në një moment i çaktivizon sigurinë, e drejton në kokë dhe një lazer jeshil e shënjon. Papritur dëgjohet një e shtënë, i dridhen flokët dhe kamera i largohet nga duart teksa video përfundon. Reperi 17-vjeçar u gjet i vdekur në Suffolk, Virxhinia, SHBA më 15 maj, konfirmoi policia. Autoritetet thanë se ai vdiq nga një “plagë aksidentale me armë zjarri”. Policia nuk e ka konfirmuar emrin e djalit të vdekur.
Megjithatë, një ditë pas vdekjes së Rylo Huncho, një faqe GoFundMe u krijua për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij. Deri më tani ai ka marrë tashmë 85 donacione që arrijnë në më shumë se 2,500 dollarë, nga objektivi prej 15,000 dollarësh i vendosur nga familja e tij.
Një kushëri i tij, i cili krijoi faqen, tha se vdekja e tij u cilësua si një aksident dhe familja ende po përpiqet të kuptojë rrethanat që çuan në incident.
Rylo Huncho, siç ishte emri i tij artistik, ishte një rap artist i ri premtues nga shteti i Virxhinias, i cili kishte mbi 25,000 ndjekës në Instagram.
Top Channel