Grupi militant Shteti Islamik (IS) e mori përgjegjësinë më 19 maj për një sulm me armë zjarri ndaj turistëve në provincën Bamiyan në Afganistan.

Tre turistë spanjollë u vranë dhe së paku një tjetër u plagos në sulmit që ndodhi më 17 maj, konfirmoi Ministria e Jashtme e Spanjës.

Abdul Matin Qane, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të udhëhequr nga Qeveria talibane, tha se katër persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin.

Përveç tre turistëve të huaj, i vrarë mbeti edhe një qytetar afgan, dhe u plagosën edhe katër të huaj dhe tre afganë, sipas Qanes.

Në Bamiyan ndodhet një zone e mbrojtur nga UNESCO dhe mbetjet e dy statujave të mëdha të Budës, të cilat u hodhën në ajër nga talibanët gjatë sundimit të tyre paraprak më 2001./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA