Spiropali siç nuk e keni parë më parë, ia merr Valles së Tropojës gjatë pritjes së fundvitit
26/12 14:43
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e saj të 42-të.
Presidentja ka marrë urime nga anëtarë të familjes, miq, kolegë dhe qytetarë të ndryshëm, ndërsa më i veçantë ishte urimi i bashkëshortit të saj.
Prindon Sadriu, ka ndarë një moment familjar në rrjetin social Facebook, duke fryrë qirinjë në krah të dy vajzave të saj, ndërsa ka shkruar disa fjalë për të.
“Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë”, thotë Sadriu.
Top Channel