Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 28 °C
në zonat e ulëta 16 deri 31°C
në zonat bregdetare 17 deri 30°C

Top Channel