Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Panamaja publikonte sot kthimet në Kolumbi të 30 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht në vend nga kalimi famëkeq i xhunglës Darien, i përdorur nga emigrantët e dëshpëruar latinë që përpiqen të arrijnë drejt SHBA.
Ministrja e emigracionit Samira Gozaine shtonte se mes hapave të ardhshëm mund të jetë ‘ndërtimi i një muri’ në kufirin pyjor të Kalimit Darién për të parandaluar ardhjen e refugjatëve.
“Gjithsesi nuk mund të ndërtojmë një mur nga një kufi i kontinentit te tjetri, por do të bëjmë gjithçka është e mundur”, shtonte ministri i brendshëm panamez Ábrego në një prezantim me presidentin e zgjedhur José Raúl Mulino.
“Nëse shpallet mbyllja e kufirit ne do të vendosim pika kontrolli për të ndaluar emigrantët ilegalë, dhe më pas të vijojmë me riatdhesimin ose deportimin e tyre”, shtoi ai.
Pas shpalljes president më 9 maj , Mulino u zotua për deportimin e emignartëve që hyjnë në vend nga kalimi malor i xhunglës Darien, i njohur për aksidentet dhe shfrytëzimin nga trafikantët.
“Kjo odise nuk ka arsye të ekzistojë prandaj do të nisin riatdhesimet me respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha asokohe Mulino.
Kalimi Darién Gap, në xhunglën mes Panamasë e Kolumbisë është 266 km i gjatë në një tokë prej 575,000 hektarë, i cili vetëm në 2023, është kaluar nga 520,000 emigrantë, kryesisht nga Venezuela, Haiti, Ekuadori e Kolombia, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel