Panamaja deporton 30 kolumbianë me precedentë kriminalë me fluturim ‘charter’ (fotot)

17/05/2024 19:06

Panamaja publikonte sot kthimet në Kolumbi të 30 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht në vend nga kalimi famëkeq i xhunglës Darien, i përdorur nga emigrantët e dëshpëruar latinë që përpiqen të arrijnë drejt SHBA.

Ministrja e emigracionit Samira Gozaine shtonte se mes hapave të ardhshëm mund të jetë ‘ndërtimi i një muri’ në kufirin pyjor të Kalimit Darién për të parandaluar ardhjen e refugjatëve.

“Gjithsesi nuk mund të ndërtojmë një mur nga një kufi i kontinentit te tjetri, por do të bëjmë gjithçka është e mundur”, shtonte ministri i brendshëm panamez Ábrego në një prezantim me presidentin e zgjedhur José Raúl Mulino.

“Nëse shpallet mbyllja e kufirit ne do të vendosim pika kontrolli për të ndaluar emigrantët ilegalë, dhe më pas të vijojmë me riatdhesimin ose deportimin e tyre”, shtoi ai.

Pas shpalljes president më 9 maj , Mulino u zotua për deportimin e emignartëve që hyjnë në vend nga kalimi malor i xhunglës Darien, i njohur për aksidentet dhe shfrytëzimin nga trafikantët.

“Kjo odise nuk ka arsye të ekzistojë prandaj do të nisin riatdhesimet me respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha asokohe Mulino.

Kalimi Darién Gap, në xhunglën mes Panamasë e Kolumbisë është 266 km i gjatë në një tokë prej 575,000 hektarë, i cili vetëm në 2023, është kaluar nga 520,000 emigrantë, kryesisht nga Venezuela, Haiti, Ekuadori e Kolombia, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/3
Ministrja e emigracionit Samira Gozaine shtonte se mes hapave të ardhshëm mund të jetë ‘ndërtimi i një muri’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA