Euro 2024/ Publikohet lista paraprake, 6 shqiptarë do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës

17/05/2024 12:58

Publikohet lista paraprake e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës në Euro 2024.

Helvetët janë pjesë e grupit A bashkë me vendasit e Gjermanisë, Hungarinë dhe Skocinë.

Pjesë e skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin janë edhe 6 futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern)Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).

Lista zyrtare do të shpallet javën e parë të muajit qershor (7). Zvicra ka programuar dy takime miqësore përpara fillimit të kompeticionit europian që do të zhvillohet në tokën gjermane (14 qershor-14 korrik).

Kundër Estonisë në Luzern në datën 4 qershor. Dhe katër ditë më pas përballë Austrisë në St. Gallen./ SuperSport

Lista paraprake e Zvicrës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA