Piktori i mirënjohur Pashk Përvathi ka çelur një ekspozitë në galerinë e arteve pamore të Tetovës, me 31 peizazhe dhe portrete.
Pashk Pervathi i drejtpërdrejtë në emocionet e tij, krijoi veprat për këtë ekspozitë të quajtur ‘Bukuritë Shqiptare’ me një ndjenje qetësie, thjeshtësie dhe force.
Në peizazhet e tij shohim linja te lenta, ngjyra harmonike, rrjedha lumenjsh, fshatra të vegjël, pjese elegante periferike etj. Pashk Pervathi i cili ne karrierën e tij te gjate, shpesh dhe me lirizëm te jashtëzakonshëm, rrëfen punën e fushave, jetën fshatare, tokat e shndërruara ne elemente abstrakte pothuajse absolut që bëjnë qe puna e tij te jetë kaq unike dhe magjepsëse.
Ne veprat e artit të natyrës, bukuria natyrore e planetit tonë është pafundësisht frymëzuese, dhe arti i Pashk Përvathit bëhet një kujtesë edhe më e rëndësishme e mrekullisë dhe vlerës së asaj që ka mbetur nga bota e ruajtur natyrore.
Top Channel