Vetëvrasja e mistershme e gruas së pastorit ‘abuziv’ tërheq vëmendje në SHBA (fotot)

15/05/2024 15:29

Vdekja e bashkëshortes së një pastori katolik në një zonë jugore rurale, ka tërhequr vëmendje në Amerikë.

Vetëvrasja e 30 vjeçares Mica Miller ka ngritur shumë dyshime mbi marrëdhënien e saj me bashkëshortin John-Paul Miller.

FBI është thirrur tashmë për të hetuar vdekjen, pasi gruaja u gjet e vdekur ne dukje e vetevrare, në parkun Lumber State River Park, në Karolinën e Veriut më 27 prill.

Bashkëhsorti i saj 44 vjeçar me të cilin ishte ndarë John-Paul Miller, ishte pastori i kishës Solid Rock në Karolinën e Jugut.

Autoritetet thonë se ai ka një alibi për vendndodhjen natën e vdekjes, por pas vdekjes zhurmat qarkullojnë për një marrëdhënie të mundshme abuzive me të shoqen.

Motra e Mica, Sierra Francis ka thënë se e ndjera i kishte dhënë dokumentet e divorcit bashkëshortit të saj të shtatë viteve.

Ndërsa natën e tragjedisë më 27 prill gruaja bëri një telefonatë emocionale në numrin e emergjencës ku njoftonte se ‘donte të vriste veten dhe se donte që familjarët të dinin ku ta gjenin’.

Trupi i saj u gjet më vonë në Robeson County, në Karolinën e Veriut.

Një ditë më vonë bashkëshorti i saj njofton vdekjen e saj gjatë shërbesës në kishë dhe fjalimi tij bëhet viral në rrjet duke shtuar interesin për ngjarjen.

John-Paul u shkarkua nga detyra e tij në kishën e Solid Rock gjatë kohës së hetimit mbi vetëvrasjen e Mica.

Disa ditë më vonë motra e Mica dëshmon se ajo i kishte thene se ‘kishte frikë për jetën e saj.’

‘Mica ma kishte thënë në disa raste, “nëse përfundoj me një plumb në kokë atëherë e ka bërë ai”‘, tregon Sierra Francis.

Më herët zbulohet se Mica ishte transferuar kundër dëshirës së saj në një klinikë të shëndetit mendor nga bashkëshorti, dhe se John-Paul gjithashtu ‘kishte pajtuar njerëz për ta ndjekur”, thuhet në dëshminë e Sierra.

Të tjera akuza thonë se ai kishte tentuar prej vitesh ta joshte qe kur ishte adoleshente, derisa ajo kishte pranuar të martohej.

Çifti jetonin si të ndarë prej janarit.

Ata nuk kishin fëmijë.

Ndërsa në dokumentet e divorcit mësohet se Mica tregon për “abuzim emocional, seksual, fizik e shpirtëror”.

John-Paul gjithashtu i kishte kërkuar ndjerë Mica për postimin e një fotoje gjysmë të zhveshur të gruas online, sipas rrjetit vendas NewsNation.

Në mesazhin e tij thuhet: ‘Më fal për foton tënde në internet. Pas një ore ajo u hoq’

‘U lëndova kur ti i tregove të tjerëve për mëkatet e mia të kaluara dhe doja të të lendoja, të lutem më fal, ishte diçka e ligë’, shkruan ABCNews.

Policia thotë se hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
2/5
Motra e viktimes (majtas) ka thënë se e ndjera i kishte dhënë dokumentet e divorcit bashkëshortit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA