Kreu i Komisionit Hetimor për Sistemin TIMS Ervin Salianji, ka deklaruar se seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, do të shtyhet për një moment tjetër dhe do të vazhdohet me dëshmitarët e tjerë që janë në listë për t’u pyetur.
Salianji u shpreh se kjo nuk u pranua nga anëtarët e PS, pasi sipas tij “kanë frikë të përballen me të vërtetën”. Seanca me ministrin Balla u shty pasi disa deputetë duhej të pajiseshin me certifikatë siguri, për shkak se kishte informacion të klasifikuar.
“Ishit që të gjithë me media të hapur sesi PS kërkoi që mbledhja të zhvillohej me deputetë që nuk kanë certifikatë sigurie, por mbledhja të jetë e mbyllur.
Po këta deputetë thonë që ta shtyjmë mbledhjen se nuk kemi certifikatë sigurie. Ne kemi vendim të ndërmjetëm. Unë nuk e shkel ligjin që PS të mbulojë ndonjë gjë që ka për të mbuluar. Është vendimmarrje e PS, tani u bojkotua nga PS nga frika e përballjes.
Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Mucën. Duan ta fusin në kalendar për të mos u përgjigjur. Mbledhja është e hapur dhe vazhdimi i mbledhjes bëhet sipas ligjit. Kush nuk e respekton në do depozitojmë në SPAK për personat që braktisin detyrën.
Meqë ministri i Brendshëm ka kërkesë të caktuar dhe thotë që ka informacion të klasifikuar, kemi propozuar që ta shtyjmë mbledhjen me ministrin derisa të pajisjen me certifikatë sigurie dhe ta zhvillojmë mbledhjen me dëshmitarët e tjerë. Ata nuk pranojnë, sepse i ka ardhur Muça aty dhe kanë frikë të përballen”, tha Salianji.
Top Channel