Piceria më e vjetër në Napoli ku kanë ngrënë emra si Bill Clinton, sekuestrohet në hetimin anti-korrupsion (fotot)

15/05/2024 16:44

Pronari i picerisë së famshme napolitane ‘Dal Presidente’ bashkë me bashkëshorten e tij, ishin mes pesë të arrestuarve për lidhje të dyshuara me klanin mafioz Camorra dhe degën e tij Contini.

Piceria në qendër të Napolit është themeluar nga burri që dikur gatuante për emra të famshëm në botë, por tashmë sekuestruar papritur nga policia në një hetim të lidhur me mafian.

Piceria në rrugën ‘via Tribunali’, është hapur fillimisht nga i ndjeri Ernesto Cacialli, i njohur ndryshe sikur si “picajoli i presidentit” pasi kishte bërë pica për Clinton kur ai kishte vizituar qytetin në1994. Clinton po shëtiste në qendrën historike të qytetit kur raportohet se ishte tërhequr nga era e gatimit në restorantin e njohur që menaxhohej nga di Matteo.

Cacialli, i cili ka fituar disa çmime për picat e tij, hapi Dal Presidente në vitin 2001, ku besohet se “gatuante mijëra pica në ditë, deri në vdekjen e tij në moshën 60 vjeçare, sipas faqes së internetit të restorantit La Figlia Del Presidente, menaxhuar nga bija.

Sipas raportimeve, blerësit aktualë të Dal Presidente e kanë financuar atë me para të klanit  Contini, pasi mafia nisi të interesohej për biznesin, shkruan e përditshmja vendase ‘Fatto Quotidiano’.

Piceria e njohur ishte mes aseteve me vlerë prej €35 milionë që u sekuestruan gjatë hetimeve të policisë.

Masa arbitrare surprizoi shumë klientë e turistë. “Kam ngrënë shumë herë aty, është piceria më e famshme në Napoli, tha një prej klientëve për rrjetin italian.

Mes akuzave për të ndaluarit janë transferime ilegale parash dhe pastrim parash. /TheGuardian/

FOTO GALERI
2/3
Ernesto Cacialli, i njohur ndryshe sikur si “picajoli i presidentit” pasi kishte bërë pica për Clinton kur ai kishte vizituar qytetin në1994

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA