Rendi global i dhunës e luftës shkakton numra rekord të zhvendosurish brenda vendeve – raporti (fotot)

14/05/2024 17:52
6.7 milione te zhvendosur nga konflikti ne Kongo. Foto: Alexis Huguet/AFP/Getty Images

Konfliktet aktuale në Gaza, Sudan e në Republikën Demokratike të Kongos kanë detyruar zhvendosjen e brendshme të një totali prej 68 milionë njerëzish deri në fund të vitit 2023 – shifra më e lartë që prej mbledhjes së kësaj statistike 15 vjet më parë.

Ndërsa katastrofat natyrore kanë lënë 7.7 milionë njerëz të pastrehë, duke bërë që numri total i refugjatëve të brendshëm të arrijë një rekord prej 75.9 milionë, sipas shifrave të publikuara sot nga agjencia e quajtur Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme.

Rritja e njerëzve që detyrohen të zhvendosen vjen prej luftërave të reja apo konflikteve të zgjatura që e kanë bërë të pamundur kthimin në shtëpi të njerëzve.

Christelle Cazabat, drejtuese e programeve të qendrës, pjesë e ‘Këshillit Norvegjez të Refugjatëve”, tha: “Çuditërisht nisin kriza të reja ose konflikte të vjetra që rindizen, duke bërë të zhvendosen gjithnjë e më shumë njerëz, akoma më i rëndë është fakti se njerëzit që janë zhvendosur prej disa vitesh, ose dekadash, nuk janë më të aftë të kthehen në shtëpitë e tyre ose të rinisin jetën si në kohën para zhvendosjes.”

Agjencia tha se zhvendosjet masive në Gaza arrinin në 3.4 milionë njerëz, ose rreth 1.7 milionë njerëz të zhvendosur prej fillimit të fushatës izraelite vitin e shkuar, por të detyruar të zhvendosen disa herë.

Ndërsa në Afrikë numri zhvendosjve është rreth 20 milionë, ku Sudani përbën 45%, i ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos.

Shifrat shokuese tregojnë se 7.2 milionë njerëz janë ende të zhvendosur në Siri, 10 vjet pas konfliktit pas uljes së intensitetit të luftimeve, në një kohë kur në mesin e krizës ne 2014 aty regjistroheshin 7.6 milionë të zhvendosur.

Në Jemen, megjithë një armëpushim të vitit të kaluar mbeten 4.5 milionë të zhvendosur, ndërsa në Irak mbeten prej kohës së luftës 1.1 milionë.

Jan Egeland, i grupit Norwegian Refugee Council, tha : “Miliona familje po shikojnë jetën e tyre t’i copëtohet nga konflikti e dhuna, ata detyrohen të largohen nga shtëpitë e komunitetet e tyres, duke dhënë një provë se askush në pushtet nuk punon vërtet për parandalimin e konfliktit apo ndalimin e tyre”.

“Vuajtja e zhvendosjes së detyruar zgjat shumë më tepër se vetë ajo dhe shpesh fati i tyre përfundon me heshtje e neglizhim”, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
2/5
Ndërsa në Afrikë numri zhvendosjve është rreth 20 milionë, ku Sudani përbën 45%, i ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA