Qeveria e Niger thotë se SHBA ‘shkeli paktin’ ushtarak, pas anësimit me Rusinë (fotot)

14/05/2024 17:15
Mbeshtetes te juntes ushtarake ne Niger

Kryeministri Ali Mahaman Lamine Zeine tha në një intervistë se trupat amerikane ‘qëndronin në vendin tonë dhe nuk bënin asgjë teksa terroristët vrisnin njerëz’.

Në një interviste me rrjetin Washington Post, Zeine akuzonte gjithashtu SHBA se kërkonte të diktonte cilat vende të mbaheshin si aleatë të Niger, dhe se nuk arriti të justifikonte prezencën e ushtrisë kundër militantëve islamistë në rajon.

“Amerikanët qëndronin këtu dhe nuk bënin asgjë kur terroristët vrisnin e digjnin njerëz në fshatra”, tha Zeine. Ne e kemi parë se SHBA di t’i mbrojë aleatët e saj si për shembull Izraelin e Ukrainën”, shtoi kryemimnistri.

Vitin e kaluar një grusht shteti i ushtrisë largoi presidentin e zgjedhur të Niger, Mohamed Bazoum, dhe lidhjet me SHBA menjëherë ngrinë, megjithë bazën me rreth 1,000 ushtarakë që mbante në vend.

Ndërsa muajin e kaluar SHBA zbatoi kërkesën e administratës së Niger për tërheqjen e forcave ushtarake, duke i hapur rrugë zëvendësimit të saj me Rusinë, siç ka ndodhur në vendet fqinje si Burkina Faso e Mali, ku mercenart rusë të grupit Wagner kanë vendosur prezencën e tyre.

Diplomatët dhe ushtarakët e SHBA janë përpjekur të ruajnë bashkëpunimin por Rusia ka dërguar trupa në kryeqytetin Niamei dhe janë vendosur në anë të kundër të bazës së trupave amerikane, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Kryeministri Ali Mahaman Lamine Zeine tha në një intervistë se trupat amerikane ‘qëndronin në vendin tonë dhe nuk bënin asgjë teksa terroristët vrisnin njerëz’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA