Video dramatike/ Avioni kryen uljen ‘e përkryer’ në pistë pa rrota uljeje (fotot)

13/05/2024 21:23

Një avion i vogël me tre njerëz në bord është ulur me sukses sot në një pistë aeroporti në Australi pasi qarkulloi për tre orë në ajër për të djegur karburantin që kishte me vete dhe më pas u ul pa rrota, vetëm duke u zvarritur në pistën e aeroportit.

Piloti, Peter Schott, dhe pasagjerët e tij, një burrë 60-vjeçar e një grua 65-vjeçare, dolën të gjithë të palënduar nga avioni me dy motorë tip Beechcraft Super King, që u ul në postën e aeroportit të Newcastle në veri të Sydney, tha policia.

Schott tha se kishte ndjekur me përpikmëri udhëzimet e uljes së emergjencës “pa rrota” dhe tha se ishte i lumtur që kishte funksionuar.

Piloti 53 vjeçar tha se fluturonte prej dekadash por nuk ishte ulur asnjëherë me rrotat e bllokuar në ‘barkun’ e mjetit.

“Nuk na eci fare sot, moti i keq, shi dhe më pas një tufë prej 20 pelikanësh në ajër që duhet të shmangnim”, tha ai për rrjetin vcendas Nine News.

Pasagjeri Michael Reynolds vlerësonte performancën e pilotit të tij.

“Pete, piloti bëri një punë të mrekullueshme, ishte 100% i qetë gjatë të gjithë kohës,” tha Reynolds.

Avioni po nisej nga Newcastle për një fluturim 180-kilometra drejt Port Macquarie kur piloti dha alarmin e problemit me rrotat e uljes.

Kështu që avioni u ul në asfalt tre orë më vonë pa probleme serioze, siç shihet në video.

FOTO GALERI
2/3
Piloti, Peter Schott, dhe pasagjerët e tij, një burrë 60-vjeçar e një grua 65-vjeçare, dolën të gjithë të palënduar nga avioni me dy motorë tip Beechcraft Super King

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA