Përdorimi i zjarrvënies si armë lufte po zgjerohet në konfliktin në Sudan, thotë studimi (fotot)

13/05/2024 18:23

Hetues të grupit monotorues ‘Sudan Witness’ thanë se po dokumentojnë përdorimin sistematik të zjarrvënies nga luftuesit.

Zjarret e vëna prej tyre në Sudan kanë shkaktuar ose dëmtuar 72 fshatra e vendbanime, thotë grupi me bazë në Britani, duke evidentuar këtë teknikë brutale në konfliktin e rëndë në vendin afrikan.

Ata thonin sot se muaji prill ishte më i rëndi sa i përket zjarreve në vende të banuara, që prej nisjes së konfliktit mes ushtrisë së Sudanit dhe rivalëve paramilitarë në prill 2023.

“Kur shikojmë luftime apo sulme ajrore që koinçidojnë me disa vatra zjarri, do të thotë se zjarrvënia po përdoret pa diskriminim si një armë lufte”, tha drejtuesi i aktivistëve Anouk Theunissen.

“Kjo tendencë po përkeqësohet dhe ka shkaktuar zhvendosje masive të popullit sudanez.

Të paktën 201 zjarre kanë ndodhur që prej nisjes së luftimeve të papritura, shkruan rrjeti ‘Sudan Witness’.

Forcat paramilitare të pajisura mirë, kanë përdorur shpesh zjarrvënien ndaj fshatrave, veçanërisht një rajonin perëndimor Darfur.

‘Sudan Witness’ thotë se 31 vendbanime janë prekur nga zjarret këtë muaj kur forcat paramilitare nisën një ofensivë ndaj el-Fasher.

Grupi thotë se po monitoron zjarret në Sudan që prej nisjes së konfliktit me imazhe satelitore dhe teknika të improvizuara, pasi informacionet për konfliktin nuk mund të mblidhen kollaj.

“Për gazetarët ndërkombëtarë është thuajse e pamundur të jepen lajme nga Darfur,” tha Theunissen, duke shtuar se teknika të tjera po tentohen për të kuptuar atë që po ndodh atje.

FOTO GALERI
2/3
Perplasje ne kryeqytetin sudanez Kartum

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA