Asnjë plan për mbrojtjen e civilëve, Izraeli avancon në Rafah!

13/05/2024 13:05

Izraeli nuk na ka dhënë as një plan të besueshëm për mbrojtjen e mbi një milion civilë palestinezë të strehuar në Rafah, dhe as ndonjë një plan se çfarë pritet të ndodhë kur lufta shtatë mujore të përfundojë, pohoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Komentet e shefit të diplomacisë amerikane erdhën në kohën kur forcat izraelite kanë avancuar më thellë në qytetin jugor të Gazës, ku qindra mijëra palestinezë u zhvendosën muaj më parë, me urdhër të ushtrisë izraelite për t’i shpëtuar sulmeve ndaj militantëve të Hamasit në Gazën veriore. Tani, ata janë urdhëruar të lëvizin sërish, këtë herë në veriperëndim, në një territor përgjatë vijës bregdetare të Gazës në Detin Mesdhe.

“Ne nuk kemi parë një plan për atë që do të ndodhë një ditë, pas përfundimit të luftës në Gazë. Por ajo që do të ndodhë edhe nëse Izraeli hyn dhe ndërmerr veprime të rënda në Rafah, do të jetë që me mijëra militantë të Hamasit, të armatosur, do të vazhdojnë të mbeten aty”, tha Blinken.

Blinken shtoi se “Uashingtoni ka parë në zonat që Izraeli ka pastruar në veri, madje edhe në Khan Younis, rikthim të militantëve të Hamasit”.

“Pra, situata ku ndodhemi tani është që edhe nëse Izraeli hyn në Rafah për t’u marrë me këto katër batalione të mbetura, veçanërisht në mungesë të një plani për të mbrojtur civilët, rrezikon t’u bëjë dëm të tmerrshëm civilëve dhe të mos e zgjidhë problemin, një problem që si SHBA-të ashtu dhe Izraeli duan që të zgjidhet, duke u siguruar që Hamasi nuk do të mund të qeverisë më Gazën”, u shpreh ai.

Të dielën, shteti hebre  dërgoi tanke në kampin e refugjatëve në Jabalia i cili ndodhet në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pas një nate bombardimesh të rënda nga ajri dhe toka, që shkaktuar 19 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA