FOTOT+ VIDEO/ Rama mbërrin në aeroportin e Athinës, shoqërohet nga bashkëshortja Linda, ministrat, Noizy dhe Era Rusi

12/05/2024 10:34

Edi Rama mbërrin në aeroportin e Athinës, shoqërohet nga bashkëshortja Linda, ministrat, Noizy dhe Era Rusi.

Pak pas orës 11:00 avioni që shoqëron kryeministrin Rama ka mbërritur në aeroportin e Athinës, ku forca të shumta policore po presin atë për ta shoqëruar në stadiumit Galatsi, ku do takohet me shqiptarët për të folur për vizionin e Shqipërisë 2030

Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.

Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi i tij dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij.

Sipas informacioneve Edi Rama do të shoqërohet nga  afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve  të Galatsit. Aty janë ngritur dy dhoma për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama  do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 pasdite do të shkojë në aeroport.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA