Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
Kryeministri Edi Rama u prit sot nga mijëra qytetarë shqiptarë në Athinë që skuqën stadiumin ku u zhvillua takimi.
Nëpërmjet një fjalimi të përgatitur enkas për një event të tillë ai përmendi dy çështjet me delikate mes dy vendeve, atë të çamëve dhe ligjin e luftës.
Kryeministri i konsideroi shqiptarët në Greqi si zotër të barabartë të shtëpisë.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Athinë, njoftoi edhe disa zhvillime të rëndësishme midis dy vendeve, duke përmendur nisjen e negociatave për marrëveshjen për pensionet e emigrantëve.
Shqiptarët i bënë një pritje madhështore kryeministrit Rama në në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë ku valëvitej flamuri kuq e zi, sikurse duket në foto-galerinë e mëposhtëme.
Top Channel