Monika Gonzales është 30 vjec dhe vjen nga Argjentina. Prej kohësh ajo jeton dhe punon në në qytetin e Vlorës duke sjellë dhe kulturën e kuzhinës latino – amerikane. Monikën e gjejmë duke bërë pica,
30-vjeçarja flet disa gjuhë, spanjishten, anglishten, por dhe italisht. Në gjuhën e nënës zgjedh të na tregojë për jetën e saj të re.
“Erdha për herë të parë si turiste, dhe gjeta një vend të bukur me det, male dhe së fundi gjeta një mundësi për të punuar tek një Restorant në Vlorë. U mundova të sjell në këtë restorant kulturën latino amerikane të gatimit, me pjata tipike të Argjentinës për të ofruar pjata të ndryshme klientëve të restorantit tonë”.
Argjentinasja është e lumtur në Vlorë ku i pëlqejnë kushtet paga.
“Paga është shumë herë më mirë se në Argjentinë dhe atje situata ekonomike është shumë e vështirë dhe atje nuk ka punë. Këtu kam një pagë të mirë dhe jam e kënaqur dhe me te ardhurat që marrë janë të mjaftueshme për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për jetesën e përditshme”.
Po ashtu dhe Ledio shefi i kuzhinës shprehet dhe për mungesën e fuqisë punëtore që po vuan tregu i restoranteve dhe hoteleve në Vlorë.
“Dhe kemi aplikuar për fuqi punëtore dhe Monika ka ardhur duke ndihmuar në Pizzeri duke sjellë brumra të ndryshme dhe në kuzhinë duke ndihmuar për receta të reja në vendi i saj Argjentina. Kemi dhe mungesa të fuqisë punëtore që presim të vijnë nga vende të ndryshme të botës”.
Ndërkohë që në pushim Monika del në breg të detit të Vlorës . e dashuruar me qytetin ajo është një promovuese e turizmit.
“Unë erdha për të punuar gjithë sezonin dhe miqtë e mi kanë ardhur për të më vizituar dhe po mundohem t’ju tregoj çdo gjë nga Vlora dhe Shqipëria”.
Top Channel