Rienergjizimi i Partisë Socialiste/ Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë, zbulohet çfarë u diskutua

03/05/2024 10:15
Kryeministri, Edi Rama

Paraditja e kësaj të premteje e gjeti kryesocialistin Edi Rama në selinë e PS.

Për rreth 60 minuta bashkëbisedoi me drejtuesit politikë në qarqe.

Në fokus të takimit ishte turi që kryesocialisti do të realizojë me diasporën në Greqi, Itali, Londër dhe disa kryeqytete të tjera europiane.

Githashtu u diskutua edhe për zgjedhjen e delegatëve për në kongresin e Qershorit.

Në përfundim të mbledhjes kryesocialisti Edi Rama nuk bëri asnjë koment për media duke u larguar nën shoqërinë e Damian Gjiknurit.

Top Channel