“Piji lëngun pastaj, mbaje për kaush me fara luledielli”, Korreshi për propozimin e Ndrecës në komision: Dalim jashtë objektit, e vendos Kuvendi

17/05/2024 13:25

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka kundërshtuar propozimin e PS që hetimet e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi të nisin që prej vitit 2009.

Korreshi: Unë jam jurist s’mund të dalim jashtë objektit, ne kemi vajt në Kuvend me një objekt, i cili është miratuar, doni ta ndërpresim shkojmë tek Kuvendi tjetër edhe çojmë nga dy mijë, di unë që nga koha e Zogut, problematika është ca ka firmosur dhe votuar kuvendit nuk e vendosim ne jashtë objektit se nuk e ka ngritur ky komision objektin e ka punuar vendimi i kuvendit,  janë 120 deputetë që kanë vendosur për objektin e veprimtarisë, po ta kishim vendos ne hajt se po e ndryshojmë.

Hajt e zgjasim e çojmë që nga koha e Zogut ju hapni 4 kontrata koncensionare, shikojmë ato që tha Vasili katering, por ama të gjithë jemi të bindur që jemi jashtë këtij objekti, nëse e bëjmë ti bëjmë kërkesë kuvendit, se vendosim ne se Kuvendi do na thotë keni dalë jashtë objektit të veprimtarisë dhe relacionit pastaj piji lëngun, mbaje për kaush për fara luledielli.

Top Channel