
24/02 08:32
Indonezia ndodhet në një gjendje të vështirë pas përmbytjeve për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.
Situata është rënduar me kalimin e orëve, teksa njerëzit kanë mbetur të bllokuar nga uji.
Në pamjet e shpërndara shihet se uji ka mbuluar totalisht banesat, e ndërsa duket vetëm çatia.
Deri më tani raportohet për shtatë persona të vdekur në Sulawesin Jugor të Indonezisë.
Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren për ti ardhur në ndihmë banorëve vendas që gjendjen në vështirësi.
Top Channel