Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi, në mbledhjen e sotme, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, të marrë masa për deputetët e mazhorancës, të cilët refuzuan të marrin pjesë.
Në deklaratë ata thanë se Vokshi nuk mund të caktojë mbledhje, apo të vendosë për rendin e ditës, pa qenë edhe ata të pranishëm.
“I kemi kërkuar kryetarës së Kuvendit që në përputhje me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të ushtrojë përgjegjësitë e saj. I kemi bërë thirrje publike, por jo vetëm, që të marrë masa urgjente për kthimin në normalitet të komisionit hetimor parlamentar. I kemi bërë kërkesa të përsëritura, për deputetët që refuzojnë të marrin pjesë dhe të përjashtojë nënkryetarin, zotin Ndreca. Duhet të miratojmë kërkesat për informacion, mund të fillojë hetimi real parlamentar”, tha Vokshi, në mbledhjen me të pranishëm vetëm deputetët e opozitës.
Top Channel