“Humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, Bild për vrasjen në Gjermani: Shqiptari e qëlloi serbin për…

30/04/2024 14:41

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia.

Sipas të famshmes “Bild” e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi. Në restorantin e 38-vjeçarit Aleksandar M., nga Serbia, luhej kumar dhe lojëra fati. Të hënën në mbrëmje, 52-vjeçari Rrustem Llapi nga Podujeva, humbi në kumar, një shumë prej 15 mijë eurosh.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”. “A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan media gjermane.

Gjithashtu sipas mediave vendase ata kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën. Pas aktit ai është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë policia, duke mos bërë rezistencë.

Viktima Aleksandër M njihet gjithashtu si reper, i cili në të kaluarën ka publikuar këngë me reperët e njohur në Gjermani, Kollegah dhe Sun Diego, i njohur si “Aleks M”, sipas raportimit të gazetës gjermane WELT.

Top Channel