Fotot/ Sopranoja e njohur shqiptare takon Mbretin Charles, ja eventi i rëndësishëm që i bëri bashkë

17/05/2024 16:27

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, ka qenë pjesë e mbrëmjes gala në nder të Sir Antonio Pappano, në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Ajo është takuar me Mbretin Charles III, ku janë fotografuar krah njëri-tjetrit në skenën  e madhe të operas, pas përfundimit të organizmit të rëndësishëm.

Ermonela Jaho performoi së bashku me kolegët e tjerë, Insung Sim, tenori Freddie De T.ommaso, Aigul Akhmetshina, Jonas Kaufmann dhe Bryn Terfel.

Performanca gala u mbajt për nder të Sir Antonio, drejtori i muzikës operistike, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore. Charles është veçanërisht i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.

Charles, i cili ka qenë Mbrojtësi i Shtëpisë së Operës Mbretërore që nga viti 2009 dhe President i Baletit Mbretëror që nga viti 2003, mbetet një mbështetës i gjatë i artit dhe u përshëndet nga duartrokitjet e tërbuara teksa iu bashkua Sir Antonio dhe muzikantëve kryesorë në skenë.

Festimi i karrierës së Sir Antonios nga Mbreti Charles vjen pas një sërë angazhimesh për monarkun, i cili mori pjesë në pesë ngjarje publike në rrjedhën e 48 orëve. Shumë do ta marrin orarin e tij të ngjeshur si një shenjë se 75-vjeçari po rikuperohet mirë pasi vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit të kancerit. Në të vërtetë, kur mbreti u pyet se si po ndihej në prapaskenë, ai u përgjigj: “Jo shumë keq”.

Top Channel