VIDEO/ Aksident i rënë në Meksikë! Përmbyset një autobus, 14 të vdekur dhe 31 të plagosur

29/04/2024 08:14

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Meksikë të dielën, thanë autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Meksikës, në rajonin e kryeqytetit, kur një autobus është përmbysur, sqaron Sekretariati i Shtetit (s.s. Ministria) e Sigurisë. “Të dhënat e para janë për 14 të vdekur dhe 31 të tjerë të plagosur”, sipas të njëjtit burim. Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës (INEGI) janë regjistruar 377,231 aksidente trafiku në vend në vitin 2022.

Më 24 shkurt, 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin San Luis Potosi (në qendër-veri), mes tyre katër të mitur.

Të shtunën, një kamion goditi emigrantët që po ecnin në këmbë, duke vrarë tre prej tyre në shtetin e Oaxaca, sipas mediave meksikane.

 

Top Channel