Nëna dhe i biri 6-vjeçar vriten nga rryma elektrike prej kabullit të dëmtuar në parmakun e shkallëve (fotot)

29/04/2024 15:22

Një nënë e re dhe biri i saj 6-vjeçar u goditën për vdekje nga rryma elektrike teksa gruaja kërkonte të shpëtonte të voglin nga teli i zhveshur i lavatriçes së shtëpisë.

Diana Michelle Machado Santos da Silva, 30 vjeçe, dhe Pietro Vinicius Santos de Oliveira vdiqën tragjikisht në shtëpinë e tyre në Timon, Brazil, të shtunën në 20 prill.

Diana kishe parë që i biri ra tragjikisht në kontakt me rrymën dhe u përpoq ta shpëtonte por gjeti vdekjen dhe ajo, shkruan rrjeti britanik TheSun.

Mësuesja e re dhe i biri u gjetën të vdekur në vendngjarje. Trupat e tyre u dërguan në morg për autopsinë dhe për caktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Policia vendase tha: “Një kordë elektrike ta në kontakt me parmakët e hekurt në shtëpi të cilet ishin elektrizuar. Hetimet tona vijojnë”.

Tragjedia e rëndë vjen disa muaj pasi në dhjetor një tjetër djalë i vogël vdiq tragjikisht nga rryma elektrike teksa rregullonte dritat e pemës së Krishtlindejve, shkruan The Sun.

Trupi i pajetë i 10 vjeçarit Augusto Dalmaz Bonato, u gjet pranë dekorimeve të shtëpisë së tij në Campo Largo, Brazil.

Incidente të tjera tragjike janë raportuar vitet e fundit të vdekjeve nga pakujdesia me mjetet elektrike, si adoleshentja që karikonte celularin teksa ndodhej në vaskën e banjës.

17 vjeçarja Jennifer Karolayne, vdiq në një incidenti të tillë vitin e kaluar në Paraiba, Brazil.

Kur mjekët erdhën në shtëpinë e saj Jennifer kishte vdekur, ndërsa i fejuari tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe një ulërimë para se ta gjente të shembur përdhe. /TheSun/

FOTO GALERI
1/3
Diana kishe parë që i biri ra tragjikisht në kontakt me rrymën dhe u përpoq ta shpëtonte por gjeti vdekjen dhe ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA