Spektakli madhështor i “Big Brother Vip 3” ka nisur ndryshe sot me një performancë të Besa Kokëdhimës, me këngën përfaqësuese në Eurovision “Titan”.

Një performancë drithëruese, teksa Besa u shpreh si më poshtë. “Ne kemi bërë një punë shumë të madhe. Do t’i ftoja të gjithë bashkëkombasit e mi që në 9 Maj të votojnë “Titan”. Kjo nuk është vetëm për mua, por është për vendin tonë.”

Lidhur me “BBV3”, kë sheh fituese Besa?! Ajo duket se zgjodhi vajzat, teksa tha emrat e dy prej banoreve.

“Kam disa të preferuara sepse dinamikat ndryshojnë. Do shkoj me vajzat, me Eglën dhe Heidin.”

Top Channel