Me shumë surpriza dhe një hyrje të re, kush do të eleminohet sonte nga gara për çmimin e madh? Ja ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e Big Brother VIP3

27/04/2024 19:41

Spektakli i “Big Brother Vip” premton edhe mbrëmjen e sotme shumë surpriza, teksa një pjesë e banorëve kanë mbushur 100 ditë qëndrimi brenda në shtëpi.

A po e zbardh Egla lojën e Heidit? Suita ka nxitur dyshimet e banorëve për marrëdhënien Heidi-Romeo. 10 banorët e mbetur në shtëpi kanë nisur llogaritjet për një vend drejt finales. Kush do të eliminohet?
Me shumë surpriza, dhe një hyrje të re.

Për të mësuar këtë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

Big Brother Vip, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte ora 21:00 në Top Channel.

Top Channel