“Telefonata ime e parë me ty”, Erjola mes lotësh: O ba, të lutem do më vish dhe njëherë në ëndërr? Lolita jote të puth fort

25/04/2024 19:52

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më.

Erjola mes lotësh ka zgjedhur që këtë telefonatë t’ia bëjë babait të saj, të cilit i kërkon që t’i dalë prap në ëndërr, pasi për të kjo është forcë.

Telefonata e Erjolës: “O ba alo… Nuk e di se si duket emri jot në telefon se është telefonata e parë imagjinare dhe reale që bëj me ty. Se unë isha e vogël dhe nuk e di se si çfarë do të thotë që të të bjerë zilja me emrin e babit në telefon.

Dua të të them që më ka marrë shumë malli dhe dua të vish të më takosh prap, se këtu në Big Brother vetëm njëherë më ke ardhur në ëndërr. Po të lutem që të më vish edhe njëherë në ëndërr, që të më japësh focë. Do kisha vdekur të dëgjoja si është zëri yt me anë të një aparati sepse nuk e kam provuar si ndjesi dhe këtë ndjesi nuk do e harroj kurrë.

Goca jote e vogël të do shumë, Lolita jote, të puth fort. Të lutem më tako në ëndrrat e mija, të dua shumë o ba.”

Top Channel