Një helikopter lëshoi karafila sot mbi shtëpinë e Big Brother VIP, si surprizë për Romeon nga binjaku i tij, Donaldi.

“Të dua, vëllai im përgjithmonë. Më ka marrë malli, të dua”, është shprehur Romeo mes lotësh teksa në shtëpi binin karafilat. Banori i ka bërë të njëjtën surprizë, dy vite më parë, ku Donaldi ishte banor i Big Brother VIP 1.

Teksa bisedonte me Heidin të ulur në oborr, Romeo tregon se të dy janë frymëzuar nga “mbreti meksikan” i drogës, El Chapo.

Top Channel